
Derbi kryeqytetas mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur me rezultatin 2-1. Minutat e para nisën me shumë vrull për Tiranën, që arriti shpejt të gjente golin e avantazhit.
Mjaftuan 7 minuat në derbin kryeqytetas që Latifi t’i jepte avantazhin Tiranës, duke vulosur kështu shifrat 0-1. Një gabim në mesin e fushës nga të kuqtë ka bërë që Abazaj të dalë përballë Hoxhës, me portierin që ndali goditjen e parë, por jo atë të Latifit.
Me kalimin e minutave Partizani arriti të gjente veten dhe në minutën e 32-të, pas gafës së Abdullahut në portën e Tiranës, Ferataj akordoi penallti që u kthye në gol nga Skuka, i cili barazoi shifrat.
Me shënimin e golit të barazimit, Partizani mori veten dhe u fut në lojë për të përmbysur gjithçka. Kështu që në minutën e 43-të, Cara kaloi në avantazh Partizanin dhe çoi shifrat në 2-1.
Në minutat e mbetura të pjesës së parë asgjë nuk ndryshoi dhe skuadrat ju drejtuan dhomave të zhveshjeve.
Ndërkohë që me nisjen e pjesës së dytë pavarësisht përpjekjeve të skuadrave asgjë nuk ndryshoi dhe rezultati mbeti 2-1 ,e Partizanin që merr triumfin e dytë sezonal ndaj të bluve.
Me këtë fitore partizani ngjitet në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e katërt me 34 pikë.

Lini një Përgjigje