
Një tjetër gafë e Napolit në kampionat, me “Axurrët” që kësaj radhe dështuan të fitonin përballë Xhenoas në shtëpi, duke barazuar me rezultatin 1-1.
Ata që kaluan të parët në avantazh ishin pikërisht miqtë, të cilët gjetën rrjetën me anë të Frendrup në startin e pjesës së dytë.
“Axurrët” provuan me çdo kusht të rikthenin baraspeshën në “Maradona” dhe ja dolën vetëm në fund me anë të Ngonge.
Kështu Napoli ngjitet momentalisht në vendin e nëntë, duke e bërë më të vështirë objektivin “Champions” për sezonin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje