TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shkurt 2024, 16:03

Liverpuli mposht me “poker” Brentfordin dhe vazhdon të mbajë kreun, të kuqtë rishkruajnë historinë me Salah-Gakpo

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli mposht me “poker” Brentfordin dhe vazhdon të

Liverpuli ka mundur 4-1 Brentford në javën e 25 të Premier Ligës dhe kryeson renditjen me 57 pikë, pesë më shumë se Siti dhe Arsenali ndjekës, me Qytetarët që kanë dy ndeshje më pak.

Ndeshja e luajtur në “Brentford Community Stadium” është zhbllokuar në minutën e 35 me miqtë që kaluan në avantazh me një gol shumë të bukur të Nunjez.

Në minutën e 44 u kthye në fushë Mohamed Salah, i cili mori vendin e Diogo Zhotës, që doli nga fusha për arsye dëmtimi.

Egjiptiani ishte protagonist në minutën e 55 me asistin e dhënë për golin e dytë të Mek Allister. Ylli i Liverpulit trefisho rezultatin në minutën e 68.

Goli e nderit për vendasit erdhi në minutën e 75, i shënuar nga Tonej, i cili realizoi për herë të parë në karrierë kundër “Të Kuqve”.

Katër minuta para fundit u kompletua edhe pokeri i miqve me Gakpo.

Me Mohamed Salah dhe Kodi Gakpo, Liverpuli është bërë skuadra e dytë në historinë e Premier Ligës me dy lojtarë zëvendësues që kanë dhënë një asist dhe kanë shënuar një gol në një ndeshje të kampionatit anglez pas Arsenalit në vitin 2018.

liverpul brentford premier liga

Lini një Përgjigje