TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shkurt 2024, 16:50

Armando Broja mungon ndaj Aston Vilës, sulmuesi kuqezi: I uroj fat shokëve të ekipit

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja mungon ndaj Aston Vilës, sulmuesi kuqezi: I uroj fat

Mungesa e Armando Brojës në listën e trajnerit të Fullhemit për ndeshjen ndaj Aston Vilës që po zhvillohet në “Craven Cottage”, habiti jo pak njerëz. Tekniku Marko Silva nuk e ka grumbulluar sulmuesin shqiptar, pasi ky i fundit është me grip.

Ka qenë vetë Broja që ka bërë një postim në rrjetet sociale, për të njoftuar tifozët.

“Është ndjesi e keqe që të humbasësh ndeshjen e sotme për shkak të sëmundjes, i uroj fat Fulhemit dhe djemëve të ekipit, shpresoj për 3 pikë sot”- Shkruan ylli kuqezi. 22-vjeçari debutoi ndaj Bërnlit me fanelën e Fullhemit më 3 shkurt, ndërsa u aktivizua pak minuta edhe ndaj Bërnmuthit më 10 shkurt.

Futbollisti synon që të realizojë sa më shumë gola në ekipin ku është i huazuar, për të fituar kështu një ftesë të trajnerit, Silvinjo për “EURO 2024”, që do të stratojë më 14 qershor të këtij viti në Gjermani.

armando broja sulmuesi shqiptar fullhem

Lini një Përgjigje