
Empoli dhe Udineze kanë barazuar 1-1. Sfida e vlefshme për javën e 13 të Serisë A pa të dy skuadrat të ndajnë pikët.
Paraqitje pozitive nga Ardian Ismajli, i cili për të katërtin takim radhazi në kampionat ishte kapiteni i skuadrës. Aksioni i golit për Empolin në minutën e 23 nisi pikërisht prej mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.
Ndërkohë Udineze ia doli të barazonte në minutën e 76. Pas kësaj jave, Empoli mban vendin e dhjetë me 16 pikë, një më pak se Udineze.
“Flashscore” e ka shpallur Ardian Ismajlin lojtarin e ndeshjes me notën e lartë 8.1, ndërsa “SofaScore” e ka vlerësuar me notën 7.6. Një tjetër paraqitje pozitive e shqiptarit që ndihmon ekipin të mos dalë pa pikë.

Lini një Përgjigje