
Armando Broja është titullar në ndeshjen që Everton U-21 do të luajtë përballë Uatford U-21. Sfida nis në orën 20:00.
Kjo është dhe ndeshja e parë zyrtare për sulmuesin e Kombëtares shqiptare këtë sezon. Broja ka kaluar një dëmtim që nuk e ka lënë të luajë asnjë minutë deri tani.
Evertoni, që e ka huazuar nga Çelsi, ka menduar t’i japë minuta tek ekipi U-21 para se të kalojë në ekipin e parë. Vetë trajneri kishte treguar më parë që diçka e tillë do të ndodhte.

Lini një Përgjigje