TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2024, 19:21

Derbi, kryefjala e javës në futbollin shqiptar, pasi i ktheu tifozët bardhebluve; FSH i gjen menjëherë shtëpinë supersfidës Tirana-Partizani

Shkruar nga Pamfleti

Derbi, kryefjala e javës në futbollin shqiptar, pasi i ktheu

Derbi është kryefjala e kësaj jave në futbollin shqiptar. Sfida mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet të dielën, më 1 dhjetor ora 19:00.

Tashmë është konfirmuar dhe stadiumi, që do të jetë pikërisht “Air Albania” që hap dyert për takimin e javës së 15.

Tirana kthehet kështu në kryeqytet, pasi kishte pritur disa takime jashtë. Kujtojmë se nga FSHF u njoftua sot dhe vendimi i Komisionit të Apelit, për të kthyer vendimin e Disiplinës kundër tifozëve bardheblu.

Ky derbi do të luhet me tifozë në stadiumin më të madh në Shqipëri. Në këtë takim, Tirana shkon si vend i shtatë me 12 pikë më pak se Partizani kryesues.

 

 

derbi i kryeqytetit fshf tirana-partizani

Lini një Përgjigje