TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2024, 17:04

Merr fund koha e rikuperimit për Armando Brojën, sulmuesi kuqezi gati të zbresë në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund koha e rikuperimit për Armando Brojën, sulmuesi kuqezi gati

Pas shumë muajsh i dëmtuar, Armando Broja mund të aktivizohet sot me Everton U-21, në ndeshjen e kampionatit ndaj Uatford U-21, takim ky që do të startojë në orën 20:00.

Nuk dihet nëse Broja do të jetë titullar apo jo, por me gjasë, ai do të ketë minuta në këtë takim. Synimi është përfshirja graduale e sulmuesit në lojë, teksa me kalimin e kohës, faza e rikuperimit do të avancojë.

Tek Evertoni shpresojnë që Brojën ta kenë sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicion, për të ndihmuar skuadrën në Premier Ligë.

 

armando broja sulmuesi kuqezi everton

Lini një Përgjigje