TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2024, 16:42

Tirana merr lajmin e shumëpritur në prag të derbit, Apeli hedh poshtë Disiplinën dhe i rikthen bardhebluve tifozët

Shkruar nga Pamfleti

Tirana merr lajmin e shumëpritur në prag të derbit, Apeli hedh

Një lajm shumë i rëndësishëm për Tiranën ka ardhur nga zyrat e FSHF-së. Në prag të derbit, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së ka vendosur që t’i rikthejë Tiranës tifozët.

Sipas vendimit të Disiplinës, 8 ndeshjet pa spektatorë do të kryhen nga Tirana. Bardheblutë deri më tani kanë zhvilluar 3 sfida të tilla, teksa kanë mbetur dhe 5. Por ky vendim është pezulluar, duke bërë që Tirana të jetë me tifozë në derbi.

Vendimi i Apelit:

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e Klubit të Futbollit Tirana,

Vëren se:

Me vendimin nr.13, pika 1 datë 01.11.2024 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë kundrejt KF Tirana, masat disiplinore si më poshtë vijon:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.

Më datë 09.11.2024 KF Tirana, ka paraqitur ankim me objekt:

Rrëzimin e Vendimit13, pika 1 datë 01.11.2024 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, dogjoi përfaqësuesit e Klubit të Futbollit Tirana, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjen në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

VENDOSI:

Lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit duke vendosur:

Dënimin e Klubit të Futbollit Tirana për zhvillimin e të 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë.

Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 5 (pesë) ndeshjesh.

Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme.

Periudha e provës do të jetë deri në përfundim të sezonit futbollistik 2024-2025.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

tirana bardheblutë ifozët

Lini një Përgjigje