TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2024, 13:13

Gjimshiti hedh pas shpine dëmtimin, gati për Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Gjimshiti hedh pas shpine dëmtimin, gati për Champions League

Lajm i mirë për Atalantën. Berat Gjimshiti është rikuperuar nga dëmtimi i kyçit të këmbës së djathtë dhe është gati për të kontribuar për Atalantën në Champions League, në ndeshjen e mesjavës ndaj Young Boys.

Edhe pse nuk është në formën më të mirë të mundshme, trajneri Gasperini ka vendosur që ta grumbullojë, edhe pse nuk dihet nëse i ka 90 minuta në këmbë. Gjimshiti nuk luajti për Shqipërinë në ndeshjet e nëntorit, ndërsa mungoi edhe në Parma-Atalanta, takim i mbajtur fundjavën që kaluam. 

31-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje në kampionat në këtë sezon. Mbrojtësi kuqezi, në 4 ndeshje ku është aktivizuar në Champions, ka shënuar një gol, atë ndaj Shakhtar Donetsk.

Lini një Përgjigje