TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2024, 22:53

Lacio merr fitoren e 5 radhazi, ‘shqiponjat’ bardhekaltër u bashkohen katër skuadrave që ndajnë vendin e dytë në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Lacio merr fitoren e 5 radhazi, ‘shqiponjat’ bardhekaltër u

Lacio luajti sot në shtëpi kundër Bolonjës. Lacialët pavarësisht se në ‘Olimpico’ e dinin vështirësinë që mund të hasin prej bolonjezëve, ia dolën të merrnin 3 pikët si dhe fitoren e 5 radhazi.

Vendasit kaluan në avantazh falë Zakanjit. I përhershmi, realizoi bukur brenda zonës me goditjen e tij 'vrastare'. Për golin e fitores së skaudrës së Hysajt mendoi mbrojtësi Gigot me kokë. 3-0 dhe Bolonja 'u demaskua'.

Baroni edhe pa legjionarin shqiptar vazhdon të fitojë. U duk mbrëmje e keqe për 'Shqiponjat', po pastaj blutë menaxhuan shumë mirë lojën. Klubi roman vazhdon ecurinë pozitive si në Serinë A, edhe në Ligën Europës.

Kësisoj, Lacio i bashkohet Atalantës, Interit dhe Fiorentinës në vendin e dytë në klasifikimin e kampionatit, vetëm një pikë pas Napolit kryesues.

lacio bolonja seria a

Lini një Përgjigje