TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2024, 15:36

Vora i jep leksion Kukësit në transfertë dhe i bashkohet Besës, Pogradeci “kafshon” Lushnjen për një vend në ‘play off’

Shkruar nga Pamfleti

Vora i jep leksion Kukësit në transfertë dhe i bashkohet

Sot u luajtën dhe dy ndeshjet e mbetura për javën e 13 të Kategorisë së Parë.

Vora dhe Pogradeci kanë arritur të sigurojnë 3 pikët ditën e sotme. Skuadra e Arian Bellait fitoi me “poker” ndaj Kukësit, teksa triumfuan 4-0 ndaj verilindorëve.

Ndërkohë nga ana tjetër Pogradeci triumfoi 1-0 ndaj Lushnjes në duelin direkt mes tyre për një vend në “Play-Off”. Pas këtyre fitoreve, Vora ndodhet në vendin e 3 në klasifikim me 31 pikë, po aq sa Besa, ndërsa kanë 1 pikë më pak se Flamurtari.

Pogradeci pas triumfit ndaj Lushnjes ngjitet në vendin e 6 në “Play-Off” me 18 pikë, teksa zbret nga "top6"- skuadrën e Apolonisë, kurse Lushnja mbetet në vendin e 8 me 15 pikë.

 

vora pogradeci lushnja kukësi kategoria e parë

Lini një Përgjigje