TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2024, 17:51

Alban Beqiri ngre lart flamurin kuqezi në mes të Serbisë, boksieri shqiptar shpallet kampion i Ballkanit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Alban Beqiri ngre lart flamurin kuqezi në mes të Serbisë,

Shqipëria ka mbyllur konkurrimin e saj në Kampionatin Ballkanik 2024 të boksit, kompeticion i zhvilluar në Loznica të Serbisë.

Përfaqësuesja kuqezi në këtë aktivitet formohej nga nëntë boksierë, të cilët konkurruan në kategoritë për të rritur (2), për të rinj (2) dhe për junior (5).

Alban Beqiri shënoi një tjetër rezultat të madh, duke u shpallur për herë të dytë në karrierë kampion i Ballkanit, duke triumfuar në kategorinë e peshave 71 kg.

Beqiri, i cili mban edhe rezultatin më të lartë ndërkombëtar në historinë e boksit shqiptar, si i vetmi medalist në një botëror për të rritur, tregoi një formë të shkëlqyer duke fituar tri duele në Ballkanik, për t’u shpallur kampion.

30-vjeçari kuqezi kaloi me sukses ndeshjen e parë, duke mposhtur kundërshtarin serb Igor Rogiç, më pas vijoi me fitore dhe mbyllje te parakohshme kundër boksierit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Anis Aliu.

Më tej në finale gjeti ukrainasin Matiakubov, nën-kampion bote dhe kampion Europe. Beqiri i mbylli llogaritë që në raundin e dytë, duke merituar medaljen e artë, për të ngritur flamurin e Shqipërisë në shkallën më të lartë të podiumit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Beqiri (@alban.beqiri.immortal)

alban beqiri boksieri shqiptar

Lini një Përgjigje