TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2024, 19:43

912 gola në karrierë, Kristiano Ronaldo realizon dopietë në Championsin Aziatik (Video)

Shkruar nga Pamfleti

912 gola në karrierë, Kristiano Ronaldo realizon dopietë në

Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë i uritur për gola dhe nuk di të ndalet. Kampioni portugez shënoi sonte dy herë pasi Al-Nassr fitoi 3-1 kundër Al-Gharafa në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të AFC në stadiumin Al Bayt në Al Khor, Katar.

Pas një pjese të parë pa gola, sulmuesi 39-vjeçar zhbllokoi rezultatin menjëherë pas rikthimit në fushë, kur Sulltan Al-Ghanam hodhi një krosim që u dërgua me kokë në rrjetë nga portugezi.

Në minutën e 58, Anxhelo Gabriel tregoi gjakftohtësi përpara portës për të kapërcyer “portierin” kundërshtar dhe për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij. Pak minuta pas minutës së 60, Ronaldo shënoi golin e dytë, me Gabrielin që u kthye në asistues në këtë aksion.

Ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Hozelu shënoi një gol ngushëllues në minutën e 75 për Al-Gharafa. Kartoni i kuq i Sejdu Sano në minutën e 84 pas një kartoni të dytë të verdhë në rrëzimin e Sadio Mane bëri që ndeshja të mbyllej aty.

Me tre pikë të arritura sot, Al-Nassr kapërcen rivalët vendas Al-Hilal në tabelën e Grupit B për t’u ngjitur në vendin e dytë me 13 pikë pas 11 ndeshjesh. Al-Gharafa zbret në vendin e shtatë. Skuadra e Ronaldos do të luajë më pas me Damac në Ligën Pro Saudite më 29 nëntor me shpresën për t’u rikthyer në fitoret brenda kampionatit arab.

Vlen të theksohet se në pesë ndeshjet e fundit për Al Nassr dhe kombëtaren portugeze, Kristiano ka shënuar pesë gola.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nassr

Lini një Përgjigje