
Kur PSG-ja mori Nejmarin nga Barcelona në verën e vitit 2017 në një transferim prej 222 milionë eurosh, që është edhe sot një rekord botëror, të gjithë mbetën të shtangur…
Pasi në tre vitet e para fitoi më shumë se 70 milionë euro nga klubi vetëm përmes pagave, në tre vitet e ardhshme fitoi më shumë se 90 milionë. Por kjo është ishte vetëm paga. Përmes bonuseve ai fitoi dhe më shumë dhe tani është zbuluar një gjë e çuditshme rreth fitimeve të tij.
Futbollisti i Kristal Palas, Luis Brion, pretendon se ishte shoqëruar me stafin e klubit të PSG-së në shkollën e trajnerëve dhe se më pas dëgjoi për klauzolën e pabesueshme që sulmuesi brazilian kishte në kontratën e tij me klubin. Para se të largohej për në Al Hilal, Nejmar luajti 173 ndeshje për PSG. Ai shënoi 118 gola dhe regjistroi 77 asistime.
“Klauzola më e çmendur që kam dëgjuar ishte ajo e Nejmarit te PSG. Një anëtar i stafit të PSG-së që ishte në klub gjatë kohës së Lionel Mesit, Nejmar dhe Kilian Mbape, nuk dua ta zbuloj emrin e tij, më tha se Nejmar kishte një klauzolë në kontratë sipas së cilës, nëse do të vinte për të duartrokitur tifozët pas ndeshjes, do të merrte një bonus prej 200 mijë eurosh”, tregon Brion.
Lini një Përgjigje