TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2024, 20:27

Mario Mitaj nuk kursehet në rrjetet sociale, mbrojtësi kuqezi po “çmend” arabët me paraqitjen e tij

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj nuk kursehet në rrjetet sociale, mbrojtësi kuqezi po

Mario Mitaj ndeshje pas ndeshje po arrin të shkëlqejë dhe të mahnitë në Arabinë Saudite. Edhe ditën e djeshme në sfidën që Al Itihad triumfoi 2-0 ndaj Al Fateh, mbrojtësi i Kombëtares asistoi për Fabinjon.

Pas ndeshjes paraqitja e tij është vlerësuar me notën 7.7, teksa në fushë si gjithmonë luajti për 90 minuta, duke qenë fantastik. Falë formës së tij mjaft të mirë, Mitaj ka arritur të bëjë për vete të gjithë tifozët.

Pas kësaj sfide, ku vlerësimet për të nuk munguan, talenti kuqezi ka reaguar në rrjetet sociale. 21-vjeçari falenderon të gjithë për mbështetjen, ndërsa shprehet i lumtur për fitoren e ekipit.

Fitore e rëndësishme. Fryma e mirë ekipore vazhdon. Faleminderit për mbështetjen e mahnitshme”, ka shkruar mbrojtësi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mario Mitaj (@mitajmario)

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare al itihad

Lini një Përgjigje