TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2023, 19:19

Arabia Saudite tenton Diego Simeonen, ofertë tunduese nga skuadra e sheikëve për trajnerin e Atletikos së Madridit

Shkruar nga Pamfleti

Arabia Saudite tenton Diego Simeonen, ofertë tunduese nga skuadra e

Ofertë e re nga Arabia Saudite te skuadra e Atletikos së Madridit. Pasi u interesua për Saul Niguez disa javë më parë, nga vendi arab tani duan të provojnë të nënshkruajnë me trajnerin e Atletikos,  argjentinasin Diego Pablo Simeone.

Siç zbulohet nga “Marca”, Al Hilal ka nisur të tentojë të nënshkruajë me “El Çolon”, duke i paraqitur atij një ofertë marramendëse. Trajneri i Atletikos, i cili fillon sot parasezonin me skuadrën ‘bardhekuqe’, nuk ka rinovuar ende me klubin spanjoll dhe kontrata e tij aktuale përfundon në qershor të vitit 2024.

Padyshim që në Arabi, ardhjen e Simeones do ta konsideronin si të një ylli të vërtetë dhe mund të krahasohej me ato të Kristiano Ronaldos apo Karim Benzemas. Qeveria saudite është ajo që po menaxhon punësimin e yjeve botërorë dhe, padyshim, ofertat ekonomike i kalojnë shumë ato që mund të jepen në futbollin europian.

Pavarësisht ofertës marramendëse, gjithçka duket se tregon se Simeone do të vazhdojë të paktën deri në vitin 2024 tek Atletiko e Madridit. Edhe pse trajneri dhe CEO i klubit, Migel Angel Xhil, nuk janë takuar ende për të vazhduar kontratën, ky afrim mund të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm, pasi synimi i klubit madrilen është që Simeone të vazhdojë në pozicionin e tij edhe për sezone në të ardhmen.

diego pablo simeone trajneri i atletikos së madridit al hilal

Lini një Përgjigje