
Drejtori sportiv i Interit ka bërë një rrëfim të papritur, duke zbuluar se kishte krijuar një llogari false në Instagram, për të ndjekur partneret e lojtarëve të tij.
Piero Ausilio ka treguar se ai nuk është njeri i rrjeteve sociale, por dikur ka pasur një llogari në Instagram, të cilën e kishte hapur vetëm për të ndjekur partneret e lojtarëve të skuadrës, dhe kjo për shkak të njërës prej tyre, e cila i kishte sjellë shumë probleme.
Pa bërë të ditur se për kë e kishte fjalën, Ausilio gjithashtu deklaroi se e njëjta llogari tani shërben edhe për të ndjekur lojtarët, madje edhe futbollistët kundërshtarë.
"Dua të rrëfej diçka. Unë nuk kam një faqe timen në Instagram, por e kam krijuar sepse gruaja e një lojtari të famshëm, po më krijonte probleme. Nga gratë dhe të dashurat e lojtarëve mund të kuptohen shumë gjëra, përfshirë edhe personalitetin e tyre. Pastaj nisa të ndjek edhe lojtarët, madje edhe ata të skuadrave të tjera, por këtë e kam krijuar për shkak të një femre që më krijonte probleme”,- tha Ausilio.
Drejtori i Interit nuk e zbuloi se për kë e kishte fjalën, por rrjetet sociale e drejtuan shpejt gishtin nga Uanda Nara, gruaja e famshme e Mauro IKardit, një lojtar italo-argjentinas që luajti për Interin midis viteve 2013 dhe 2020.
Lini një Përgjigje