
Granit Xhaka është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Bajer Leverkusen. Mesfushori 30-vjeçar do të jetë i lidhur deri në 30 Qershor të vitit 2028 me ekipin e “aspirinave” që pagoi 25 milionë Euro tek Arsenali.
Xhaka largohet nga Topçinjtë e Londrës pas 7-vitesh, ku mbajti edhe shirtin e kapitenit për një pjesë të kohës dhe fitoi 2 herë FA Cup.
Arsenali e përcolli me një video ku shfaqi golat dhe arritjet e tij. Për Granit Xhakën është një kthim në Bundesliga 1 të Gjermanisë ku më parë është aktivizuar për 4-vite me Borusia MMëshengladbah.
Fillimet e tij Graniti i ka te Bazeli ku luan edhe i vëllai Taulanti. Të dy u përballën si kundërshtarë kur Shqipëria luajti me Zvicrën në fazën finale të “EURO 2016”.
Lini një Përgjigje