
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një nga resortet turistike të ishullit Hvar në Kroaci. Legjenda e futbollit botëror, ish-portieri, Edvin Van Der Sar, ka përfunduar i shtruar në spital për shkak të një hemorragjie cerebrale.
Klubi i Ajaksit, ku ai kishte punuar se fundmi si drejtor sportiv, konfirmoi lajmin, i cili ishte përhapur fillimisht nga mediat kroate dhe ato holandeze.
“Të premten, Edvin van der Sar ka pasur një gjakderdhje në tru. Aktualisht ndodhet në spital në repartin e terapisë intensive dhe është në gjendje stabël. Pasi të ketë informacion më konkret, do të vijojë një përditësim. Të gjithë te Ajaksi i urojnë Edvin shërim të shpejtë. Ne po mendojmë për ju ♥️”, shkruhej në njoftimin e klubit të Ajaksit.
View this post on Instagram
Mësohet se Van Der Sar gjendet aktualisht i shtruar në spitalin e Splitit, ku është dërguar me urgjencë me helikopter, pasi ka pësuar një hemorragji cerebrale, teksa gjendej në një nga restorantet më të famshme të ishullit.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj situate të rëndë, por mediat kroate kanë mësuar nga spitali ku është i shtruar ish-portieri i Ajaksit, Juventusit, Mançester Junajtid dhe përfaqësueses së Holandës, se gjendja tashmë është e stabilizuar dhe ai gjendet në repartin e terapisë intensive, ku është nën kontrollin e mjekëve.
Lini një Përgjigje