TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2024, 18:46

Altin Zeqiri nuk di të ndalet, dopieta e kosovarit ngjit ekipin e tij në zonën europiane (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Altin Zeqiri nuk di të ndalet, dopieta e kosovarit ngjit ekipin e tij

Altin Zeqiri po kalon një formë mjaft të mirë te skuadra e Rizersporit këto javë, teksa edhe në ndeshjen e fundit që kosovari bëri me skuadrën e tij, arriti të shënonte dy herë, duke qenë vendimtar në fitoren 3-0 që ata morën kundër Antaliasporit. 


 
23-vjeçari arriti të shënonte në minutat 33 dhe 60 të ndeshjes. Tashmë ai ngjitet në kuotën e 5 realizimeve këtë kampionat dhe bashkë me ekipin po luftojnë për një vend në kupat e Europës, pasi gjenden me pikë të barabarta me Beshiktashin e vendit të katërt, pozicion që të kualifikon në grupet e Ligës së Konferencës, sezonin e ardhshëm. 
 
 

altin zeqiri futbollisti kosovar rizespor

Lini një Përgjigje