TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2024, 17:22

Ndeshje e çmendur në “Mapei Stadium”, Milani shmang humbjen ndaj Sasuolos

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshje e çmendur në “Mapei Stadium”, Milani shmang

Gola, emocione dhe spektakël por në fund nuk pati fitues. Barazim 3-3 mes Sasuolos dhe Milanit, në sfidën e vlefshme për javën e 32 të Serisë A. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe u zhbllokua pas katër minutash. Pinamonti dërgoi topin pas shpinës së Sportielos, duke ndezur festën vendase në shkallët e stadiumit “Reggio Emilia”. 

Ekipi i Balardinit, falë një zbritje të shpejtë realizoi edhe golin e dytë në minutën e 10. Një finalizim perfekt i Lauriente, i cili gjeti sërish të papërgatitur mbrojtjen kuqezi. 

Djemtë e Piolit shkurtuan diferencat me Çukueze në minutën e 18, por goli i sulmuesit u konsiderua pozicion jashtë loje. Pak më vonë, Leao vallëzoi në zonë dhe me një të djathtë tokazi rihapi llogaritë e këtij takimi.  Milani shtoi presionin në fundin e pjesës së parë, pa mundur dot të vendoste ekuilibrat. 

Mesfushori francez Lauriente u shfaq protagonist përsëri në minutën e 53, duke kompletuar dopietën personale. Stefano Pioli nuk kishte asgjë për të humbur, aktivizoi kartën Oliver Zhiru në minutën e 55, me sulmuesin francez që i mori vendin Musah. Milani gjeti forcën për të barazuar. Joviç u harrua në zonë në minutën e 59, me sulmuesin serb që nuk fali para portës. Goli i barazimit 3-3 mban firmën e Okafor, i cili përfitoi edhe nga një rrëmujë në zonë. 

Asnjë minutë për Bajramin dhe Kumbullën, që shijuan këtë ndeshje nga pankina. Milani ka grumbulluar 69 pikë, duke konsoliduar pozitat në vendin e dytë. Në krahun tjetër, Sasuolo e vendit të parafundit merr një pikë shprese për mbijetesën. 
 

milan sasuolo seria a

Lini një Përgjigje