TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2024, 17:08

Egnatia i jep leksion Partizanit dhe bën formalitet vendin e parë, djemtë e Tetovës “shohin me dylbi” ndjekësit

Shkruar nga Pamfleti
Egnatia i jep leksion Partizanit dhe bën formalitet vendin e parë,

Supersfida e javës së 31 të “Abissnet Superiore”, ajo mes Egnatias dhe Partizanit është mbyllur me fitoren e rrogozhinasve. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi me triumfin 2-1 të vendasve.

Dy golat për Egnatian i shënoi sulmuesi nga Kosta Rika, Montenegro. Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova gjeti edhe golin e 3 me Fernando, por VAR-i e anuloi për një faull. Në krahun tjetër, golin e vetëm për Partizanin e shënoi Xhuliano Skuka, por rrjeta e tundur nga dibrani rezultoi vetëm për statistika.

Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 57 pikëve në krye të klasifikimit, plot 6 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, ndërsa Partizani me 48 pikë mbetet në vendin e 3.

egnatia partizani abissnet superiore

Lini një Përgjigje