TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2024, 14:53

“Aspirinat” shumë pranë “ëndrrës” 120-vjeçare, Leverkusen siguron sot matematikisht triumfin në Budesligë!

Shkruar nga Pamfleti

“Aspirinat” shumë pranë “ëndrrës”

Bayer Leverkusen mund të arrijë të realizojë ëndrrën 120 vjeçare, të fitores së trofeut të Bundesligës. Një ecuri e pastër, 24 fitore në 28 ndeshje të Bundesliga-s të luajtura, katër barazime dhe asnjë humbje. Pritet vetëm hapi i fundit.

Një ndeshje që mund të bëjë të fillojë një festë që pritet prej 120 vitesh. Në rast të një fitoreje kundër Werder Bremen, “Aspirinat” do të siguronin matematikisht titullin e kampionëve të Gjermanisë. Një titull i meritua për një skuadër që është në garë për të gjithë objektivat e sezonit.

Njëri prej këtyre është një hap larg, i dyti është Kupa e Gjermanisë me finalen e Berlinit të arritur. I treti është Europa League, me Leverkusen që është në çerekfinale. Tifozët janë gati. 30 mijë persona do të mbushin “BayArena”, mijëra të tjerë do ta ndjekin ndeshjen në tv dhe janë gati të mbushin rrugët për të festuar.

Lini një Përgjigje