
Elbasani ka mposhtur Apoloninë me rezultatin minimal 1-0 duke u ngjitur kështu zyrtarisht në Superiore, pas 9 vitesh mungesë.
Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Hoxhaj në minutën e 84 të sfidës. Ai bëri heroin për skuadrën e tij duke i dhuruar 3 pikë të arta.
Kështu verdheblutë festojnë ngjitjen në Superiore, por festa nuk është e plotë pa tifozët. Kjo për shkak se stadiumi “Elbasan Arena” është mbyllur për mbështetësit, për shkak të një dënimi nga Komisioni i Disiplinës.
Bylisi është skuadra e dytë që ka siguruar ngjitjen në Superiore. Ballshiotët rikthehen në elitën e futbollit shqiptar vetëm pas 1 viti mungesë.
Ekipi i drejtuar Arian Bellait mposhti mes shumë vuajtesh skuadrën e Korabit. Në shtëpi triumfuan 3-2 ndaj ekipit dibran që luftonte për të blinduar vendin e tyre në “Play-Off”.
Lini një Përgjigje