
Mançester Siti ka mposhtur me “manita” 5-1 Lutonin dhe ka marrë përkohësisht kreun e Premier Ligës.
Sfida nisi shumë mirë për kampionët në fuqi të Anglisë. “Qytetarët” kaluan në avantazh pas vetëm dy minutash lojë falë një autogoli qesharak.
Një goditje e Haland brenda zonës së rreptësisë përfundoi në fytyrën e mbrojtësit të Lutonit dhe më pas përfundoi në rrjetë.
Siguria e tri pikëve për ekipin e Guardiolës erdhi në pjesën e dytë. Ishte Kovaçiç që dyfishoi avantazhin e vendasve me një gol shumë të bukur në minutën e 64, para se Haland të realizonte të tretin me penallti.
Në minutën e 81 erdhi goli i ngushëllimit për miqtë me Barkli që përfitoi nga një gabim i vendasve. Në minutën e 87, Doku dërgoi shifrat në 4-1 pas një aksioni të bukur personal dhe Gvardiol fiksoi rezultatin në 5-1 në minutën e 93.
Siti rikthehet në fushë mesjavën e ardhshme për ndeshjen e kthimit kundër Realit të Madridit në çerekfinalet e Champions League. Sfida e parë e luajtur në “Santiago Bernabeu” u mbyll në barazim 3-3.
Lini një Përgjigje