
Njukasëlli mposhti me rezultatin përfundimtar 4-0 Totenhemin, në ndeshjen e vlevshme për javën e 32 të Premier Ligës angleze. Ishte një test për të dy ekipet, sepse londinezët me anë të një rezultati pozitiv mund të katapultoheshin në vendin e 4, pozicion që të çon në Champions vitin e ardhshëm, ndërsa “Qymyrxhinjve”, iu duhej fitorja që të mbanin veten në garë për një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Ndeshjen e zhbllokoi sulmuesi suedez Isak në minutën e 30, dhe Gordon dyfishoi shifrat 2 minuta më pas. Isak realizoi edhe të tretin për vendasit në minutën e 51, ndërsa rezultatin përfundimtar 4-0 e vulosi mbrojtësi zvicerian Shar, 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.
Totenhemi renditet në vendin e pestë me 60 pikë, Njukasëlli pozicionohet në vendin e gjashtë me 50 pikë.
Lini një Përgjigje