
Bajerni i Mynihut ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Këlnin dhe ka shtyrë festën e Leverkusenit për titullin. Herri Kejn iu afrua golit në pjesën e parë, duke goditur shtyllën, ashtu si edhe Matis Tel.
Rafael Gerreiro kaloi ekipin e tij në avantazh pas 64 minutash lojë me një super gol. Myler realizoi të dytin dhe i siguroi tri pikët ekipit të Tuhel.
Lajmi i keq për bavarezët ishte dëmtimi i Koman, i cili u rikthye pikërisht sot nga një dëmtim.
Vëmendja e Bajernit tani kthehet përsëri në Europë. Bavarezët do të presin Arsenalin në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Champions League. Ndeshja e parë e luajtur në Londër u mbyll në barazim 2-2.
Fitore edhe për Dortmundin, që mposhti 2-1 Borusia Mëshengladbah në transfertë dhe përforcoi vendin e katërt në renditje.
Lini një Përgjigje