Një lajm i trishtë vjen nga Saranda, ku një nga ikonat e futbollit sarandiot, është ndarë nga jeta sot në mënyrë tragjike, teksa po luante një ndeshe miqësore mes veteranëve.
Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri pësoi kolaps në fushë, gjatë një ndeshje miqësore ndërmjet lojtarëve të viteve 80-90 (sfidë ndaj një skuadre veterane nga Greqia), të organizuar nga Butrinti. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës së shpejtë, “ikona” e njohur nuk ia doli dot të mbijetojë.
Gjatë ndeshjes, ish-portieri Fredi Mërkuri ka pësuar kolaps dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. Por ai nuk ia ka dalë pas kësaj situate të përsuar në fushën e lojës, duke u ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.
Lini një Përgjigje