
Mançester Junajtid nuk di si të fitojë, teksa triumfi i fundit është para 5 javësh në Premier Ligë.
“Djajtë e Kuq” janë ndalur në transfertë me Bërnmuthin në barazimin 2-2. Dy golat për skuadrën e Ten Hagut u shënuan nga Bruno Fernandesh.
Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 16 me Solanken. Sulmuesi i Bërnmuthit nxori jashtë loje 19-vjeçarin Kambuala me një finte dhe ndëshkoi Onanën me një gjuajtje të fuqishme.
Juanjtid u kundërpërgjigj në minutën e 31 me një gol të Fernandes. Megjithatë, festa e miqve nuk zgjati shumë sepse vendasit u kthyen në avantazh pesë minuta më mbrapa me Klaivert.
Në minutën e 65, miqtë barazuan përsëri me Bruno Fernandes, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me dy ekipet që ndanë nga një pikë.
Ky është barazimi i dytë radhazi për Junajtid pas atij të javës së shkuar me Liverpulin. Pas këtij dueli, ata renditen në vendin e 7 me 50 pikë.
Lini një Përgjigje