TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2024, 11:08

“Pleshti” dhuron spektakël/ Messi i pandalshëm në ligën amerikane, shënon super gol nga distanca! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Pleshti” dhuron spektakël/ Messi i pandalshëm në

Pavarësisht se tani më ndodhet më në hije për shkak të kampionatit ku luan, ‘Pleshti’ vijon të dhurojë spektakël. Lionel Mesi shënoi një tjetër supergol në karrierën e tij dhe gjithashtu dha një asist vërtet të bukur për Inter Majemin në fitoren 3-2 kundër Sporting Kansas Siti.

Pasi pësoi një gol pas vetëm gjashtë minutash lojë, Inter Majemi u përgjigj mirë. Mesi mori topin jashtë zonës në minutën e 18-të dhe bëri një pasim të bukur në zonë për të riun Diego Gomez, i cili shënoi duke barazuar ndeshjen në 1-1.

Më pas, në fillimin e pjesës së dytë, Leo kaloi skuadrën e tij në avantazh me golin e tij të 5-të të sezonit në MLS. Një finalizim mahnitës nga jashtë zonës. Mjafton ta shikoni në videon e mëposhtme.

messi

Lini një Përgjigje