TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2024, 16:10

Arbnor Muçolli gjen golin e parë në kampionatin suedez, mesfushori i kombëtares shlyen gabimin e javës së kaluar

Shkruar nga Pamfleti

Arbnor Muçolli gjen golin e parë në kampionatin suedez,

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Arbnor Muçolli, ka gjetur sot golin e parë të sezonit në kampionatin suedez, ku mban të veshur fanelën e Goteborgut. Futbollisti kuqezi, ka shlyer kështu disi gabimin e një jave më parë në kampionat. 
 
Ai kishte shpërdoruar një penallti në humbjen e javës së kaluar, duke u kritikuar pavarësisht se kishte bërë një paraqitje shumë të mirë me skuadrën e tij. Sot, ai bëri gjithçka mirë në fillimin e pjesës së dytë, kur shfrytëzoi gabimin e portierit të Kalmarit për të çuar topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin 1-0 ekipit në transfertë. 

Një gol që e festoi me një përkulje para tifozëve të tij, për të cilët ai është kthyer shumë shpejt në një prej idhujve të ekipit aktual. 
 
 

arbnor muçolli mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje