
Liverpuli “fiket” në momentin më vendimtar të sezonit. “The Reds” u mposhtën 0-1 nga Kristal Palas në kampionat, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi në “Anfield Road” pas asaj me Atalantën në Ligën e Europës. Ebereshi Eze realizoi golin e fitores për skuadrën udhëtuese, gol që u festua edhe nga tifozët e Arsenalit dhe Mançester Sitit. Pavarësisht se krijoi disa raste, Liverpuli nuk arriti të shënonte gol.
Një humbje e rëndë që komplikon misionin titull për djemtë e Jurgen Klop, të cilët mbeten në kuotën e 71 pikëve, dy më pak se kryesuesit e Sitit.
Në rastin e parë të mirë në ndeshje, mysafirët arritën që të shënonin, kur Tyrik Mitçel asistoi te Ebereshi Eze që shënoi për 1-0. Liverpuli u hodh në sulm dhe prodhoi shumë në pjesën e parë, duke rrezikuar me Luis Diaz që humbi një rast shumë të mirë.
P
as tij në minutën e 35, Muhamed Salah humbi një rast të mirë para porte. Rastin e fundit në pjesën e parë e kishin mysafirët që rrezikuan me Zhan Filip Mateta, por pa sukses.
Edhe në pjesën e dytë, të kuqtë në kërkim të barazimit krijuan disa raste. Darvin Nunjez gjuajti fortë nga afër, por portieri mysafir Henderson me fat priti gjuajtjen e tij. Virgjil van Dajk dhe Diogo
Zhota po ashtu patën raste të mira për të shënuar, por që nuk gjetën rrjetën.
Në minutën e 87, ishte Harvi Eliot që gjuajti me kokë, por edhe kësaj radhe në skenë doli Dean Henderson që priti gjuajtjen.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Liverpuli mori një humbje tjetër të rëndë pas asaj ndaj Atalantës, e kjo e sotmja mund t’i kushtojë me titullin e kampionit. Aktualisht skuadra e Jurgen Klop gjendet në vendin e tretë me 71 pikë, dy më pak se Mançester Siti dhe me pikë të barabarta me Arsenalin që ka një ndeshje më pak.
Lini një Përgjigje