TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Tetor 2024, 21:13

Albion Marku i “rrëmben” një pike ish-ekipit të Uzunit, mbrojtësi shqiptar paraqitje mbresëlënëse në Hungari

Shkruar nga Pamfleti

Albion Marku i “rrëmben” një pike ish-ekipit të

Sot në kuadrin e ndeshjeve për NBI, një shqiptar është dalluar pozitivisht. Bëhet fjalë për Albion Markun, i cili aktivizohet në radhët e ETO Gior, në krahë të Bitrit. Marku është vlerësuar si Lojtari i Ndeshjes kundër ish-ekipit të Myrto Uzunit.

Në takimin e Gyorit me Ferencvaroshin, Albioni është vlerësuar me notën maksimale 7.7, më lart nga të gjithë. Në vlerësimin e më të mirëve zinte vend edhe Eneo Bitri me paraqitje solide, por që për pak desh la ekipin me 10 lojtarë sepse shkaktoi një penallti që më vonë u anulua nga VAR. Ish-mbrojtësi i Partizanit ishte mbrojtësi i fundit në atë rast dhe automatikisht do të ndëshkohej, por ja që gjyqtari ktheu mendje për fatin e mirë të dy legjonarëve.

Kujtojmë që të dy lojtarët në fjalë kanë luajtur te Partizani, ndërkohë njeriu i sotëm i ditës, mbrojtësi Marku ka qenë pjesë edhe e Laçit e Dinamos, nga ku u largua për në drejtim të Budapestit. Dyshja e mbrojtjes e mbushi plot kronikën e takimit të sotëm dhe mbi të gjitha morën 1 pikë të çmuar kundër kampionëve absolut, ku dikur “ligjin” e bënte sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni.

Albion Marku i “rrëmben” një pike ish-ekipit të

albion marku mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje