TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Tetor 2024, 20:01

Sfidë epike në “San Siro”, 8 gola dhe një ndeshje magjike mes Interit dhe Juventusit

Shkruar nga Pamfleti

Sfidë epike në “San Siro”, 8 gola dhe një ndeshje

Çmenduri prej 8 golash për të marrë vetëm një pikë.

Kështu mund të cilësohet “derbi i Italisë” mes Interit dhe Juventusit, i cili përfundoi në barazim spektakolar me shifrat 4-4. Që do të ishte një supersfidë u pa që në minutat e para të ndeshjes. Zielinski me penallti zhbllokoi shifrat, teksa Juventusi reagoi me anë të Vlahoviç e Ueah për të përmbysur gjithçka.

Gjithsesi, skuadra e Simone Inzagit shënoi sërish, madje dy herë, me anë të Mkhitarian e Zielinski për të shkuar në dhomat e zhveshjeve me avantazhin 3-2.

Në të dytën, Damfris shënoi për 4-2, teksa aktivizimi i Jilldiz nga stoli rezultoi “karta” fituese e Tiago Motës. Turku shënoi dy herë brenda pak minutave për t’i dhuruar një pikë me tepër peshë Juventusit.

Me këtë barazim Inter qendron në kuotën e 18 pikëve, ndjekur nga torinezët me një më pak në vendin e tretë. Ndërkaq, kreu mbahet nga Napoli me 22 pikë.

inter juventus seria a

Lini një Përgjigje