TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Tetor 2024, 18:17

Maska patriotike e Ardian Ismajlit, mbrojtësi kuqezi shfaqet me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Maska patriotike e Ardian Ismajlit, mbrojtësi kuqezi shfaqet me flamujt e

Ardian Ismajli i ka surprizuar të gjithë këtë të diel me pamjen e re. Mbrojtësi shqiptar, ka dalë me një maskë në fytyrë, për ndeshjen e Empolit ndaj Parmës, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Lojtari kuqezi ka pësuar një dëmtim në fytyrë dhe për këtë arsye ka vendosur maskën. Bie në sy se në maskë, ndodhen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ismajli është kthyer në një nga lojtarët më të përfolur në Itali kohët e fundit, për shkak të paraqitjeve shumë të mira të treguara.

Flitet se interes për shqiptarin, kanë treguar Interi dhe Juventusi, që do të tentojnë ta afrojnë në merkaton e dimrit.

ardian ismajli mbrojtësi shqiptar empoli

Lini një Përgjigje