
Turpi te Mançester Junajtid nuk ka fund. Mançester Junajtid pësoi disfatë 2-1 ndaj Uest Hemit, në sfidën e Premier Ligës të luajtur në Londër.
Skuadra nga Mançesteri u tregua e rrezikshme pas 9 minutash lojë, por Garnaço nuk pati saktësinë e duhur për të realizuar. Në minutën e 31, Dalot bëri të pabesueshmen, teksa me portën e boshatisur, nuk ia doli që të dërgonte topin në rrjetë. Me shifrat e bardha përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më interesant.
Të besuarit e Lopetegit kaluan në epërsi në minutën e 73. Një aksion mjaft i bukur i Uest Hemit u shndërrua në gol nga Samervill.
“Djajtë e Kuq” vendosën ekuilibrat me Kasemiron në minutën e 81, i cili nuk fali nga fare pranë portës. Vendasit fituan penallti në minutën e 90, 11-metërsh që u përkthye në gol nga Bouen.
Me këtë rezultat, Mançester Junajtid është në vendin e 14, ndërsa Uest Hemi në vendin e 13. Në ndeshjet e tjera, Çelsi kaloi 2-1 pengesën e Njukasëllit, duke korrur kështu një sukses të rëndësishëm, ndërsa Totenhemi u mposht 1-0 nga Kristal Palas.
Premier Liga, sidoqoftë, gjithmonë bind me lojë dhe spektakël!
Lini një Përgjigje