
Mesfushori shqiptar, Nazmi Gripshi ka gjetur një gol tjetër në Kazakistan. Ai dyfishoi shifrat në minutën e 17 të sfidës përballë Aktobe.
Sfida vlen për kampionatin në Kazakistan. Goli i parë i ekipit kazak është shënuar nga Kamara në minutën e 8. Aktualisht Astana ndodhet në vendin e 2 me 40 pikë.
Ndëkohë për Gripshin është goli i katërt në kampionat. Sa herë që 27-vjeçari ka shënuar, skuadra e tij ka shkuar te fitorja.
Lini një Përgjigje