
Bajerni i Mynihut harron disfatën me Barcelonën duke fituar 0-5 kundër Bokumit në kampionat. Për skuadrën e Kompani shënuan thuajse të gjithë lojtarët ofensivë.
Goleadën e nisi sulmuesi francez Olize pas 16 minutash lojë. Një gol i tij mungoi në Barcelonë, por kampionati gjerman për të është bërë tepër i thjeshtë që në sezonin e tij të parë.
Për të siguruar fitoren që në pjesën e parë mendoi gjermani Musiala, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 26. Ndeshja në pjesën e e dytë u kthye në makth total për vendësit.
Herri Kejn në minutën e 58, Sane në minutën e 65 dhe Koman në minutën e 71 shënuan tre gola të tjerë për rekordmenët e Bundesligës, të cilët treguan edhe një herë se në Gjermani nuk do të tolerojnë si në sezonin e kaluar.
Lini një Përgjigje