
Datëlindja e ish-futbollistit, Erdis Doracit që tashmë ushtron profesionin e avokatit, ka bërë bashkë lojtarët aktual të Kombëtares shqiptare, por dhe ish-at legjendarë të saj.
Në një foto të publikuar nga Lorik Cana, shihet që krah ish-kapitenit të Kombëtares është “Birthday Boy”, Erdis Doraci, por edhe Elseid Hysaj me Igli Taren. Ky i fundit shihet i ulur si ‘pasha’ në një karrige, teksa Elsi Hysaj i qendron mbi kokë.
Një e përbashkët e Hysajt, Tares dhe Canës është klubi i talian i Lacios. Cana dhe Tare kanë qenë pjesë e kryeqytatasve italianë në periudha të ndryshme, e ndërsa Hysaj vazhdon që të jetë pjesë e tyre.

Lini një Përgjigje