TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Tetor 2024, 18:41

Dhuna ulet këmbëkryq në futbollin brazilian, në i vdekur dhe 17 të plagosur pas përplasjeve mes tifozëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ulet këmbëkryq në futbollin brazilian, në i vdekur dhe

Dhuna ulet këmbëkryq në futbollin brazilian. Një person ka mbetur i vdekur ndërsa 17 të tjerë janë plagosur nga përplasjet e tifozëve të Palmeiras me ata të Kruzeiros. Sipas raportimeve të fundit, mbështetësit e Palmeiras kanë shkaktuar kaos, duke detyruar kështu policinë të ndërhyjë.

Sipas informacioneve paraprake, tifozët e Kruzeiro u zunë në pritë nga tifozët e organizuar të Palmeiras”, thuhet në raportimin e Sekretariatit të Sigurisë Publike (SSP).

Tifozi i Kruzerios që vdiq ishte 30 vjeç. Emri i tij nuk u bë i ditur nga autoritetet vendore, por TV Globo dhe g1 zbuluan se viktima ishte Hoze Viktor Miranda, 30 vjeç.

Kjo nuk është hera e parë që këto dy tifozëri përplasen me njëra-tjetrën. Tifozët e Palmeiras dhe Kruzeiros kanë një histori konflikti, që nga viti 1988, midis Mança Verde dhe Mafia Blu.

 

kampionati brazilian palmeiras kruzeiro

Lini një Përgjigje