
Supersfida mes Arsenalit dhe Liverpulit dhuron spektakël. Ndeshja e javës së 9 të Premier Ligës është mbyllur në barazim 2-2.
Saka kaloi vendasit në avantazh pas vetëm 9 minutash lojë, duke nxehur shpejt këtë përballje fantastike në ishullin britanik.
Liverpuli u kundërpërgjigj po aq shpejt, 9 minuta më vonë, duke gjetur golin e barazimit me mbrojtësin Van Dajk.
Mikel Merino në minutat e fundit të pjesës së parë u bë heroi i Arsenalit, duke shënuar golin e avantazhit.
Pjesa e dytë pati po aq ritëm sa pjesa e parë. Mohamed Salah në minutën e 82 shënoi golin e barazimit për Liverpulin, i asistuar nga Darvin Nunjez. Arsenali tentoi të shtojë më shumë aksionet sulmuese, por pa rezultat. Në fund ndeshja u mbyll në “paqe” dhe me 4 gola.
Me 22 pikë, Liverpuli gjendet në vendin e dytë, ndërsa Arsenal i treti me 18 pikë.
Lini një Përgjigje