TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Tetor 2024, 20:28

Kenan Jilldiz vendos rekord të ri për supersfidën e Serisë A, talenti turk shkruan historinë në derbin e Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Kenan Jilldiz vendos rekord të ri për supersfidën e Serisë

Kenan Jilldiz është i destinuar për t’u bërë një emër i madh në futbollin europian dhe nuk është rastësi që Juventusi i ka besuar atij fanelën legjendare me numrin 10 në këtë sezon.

Djaloshi nuk ishte vetëm zëvendësues në sfidën mes Interit dhe Juventusit, por ishte ai që ndryshoi fatin e këtij dueli, duke kaluar bardhezinjtë nga humbja 4-2 në barazimin 4-4 në ndeshjen spektakolare në “San Siro” falë dy golave të tij.

Ai vendosi në këtë mënyrë një rekord, pasi në moshën 19 vjeç e 176 ditë, ai u bë lojtari më i ri që shënon më shumë se një gol në ndeshjet mes Interit dhe Juventusit në historinë e Serisë A

kenan jilldiz talenti turk juventus

Lini një Përgjigje