TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Tetor 2024, 20:51

Atletiko kryen “vetëvrasje”, madrilenët ‘shohin me dylbi’ kreun dhe rrezikojnë zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko kryen “vetëvrasje”, madrilenët ‘shohin me

Real Betis ka mundur 1-0 në “Benito Villamarin” Atletikon e Madridit. Ky rezultat në sfidën e La Ligas pasditen e sotme zhvilluar në Sevija solli një 3 pikësh për rivalët "e betuar" të Sevijas.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga Gimenez në minutën e 4 dhe erdhi si pasojë e një autogoli. Pra, pika më e fortë ë Simeones gropos vetveten dhe fal pikë rrugës akoma në kampionatin spanjoll. Pablo Fornals ishte një nga më të dalluarit te vendasit. Ish-i i Uest Hemit prodhoi lojë dhe spektakël e madje fitoi dhe një penalti të anuluar.

Trajneri i klubit nga Madridi hodhi në fushë “viganin” norvegjez që ndaj Leganeses kishte kryer goxha punë, por që kësaj radhe nuk arriti të linte gjurmë. Tekniku i Atletikos inkuadroi si shpresën e fundit të përhershmin Korrea që shpëtoi në shumë situata dhe djalin e tij Xhovani Simeone, por pa dobi.

Kështu, andaluzianët i afrohen “Los Kolçoneros” e mbi të gjitha zonës Champions. Edhe me Ligën e Europës do të ishin të kënaqur pas mungesës së paraqitjeve në arenën kontinentale. “Bardhekuqtë” shohin tjetër dështim pas humbjes së derbit me Realin dhe kreu i kampionatit duket mision “i pamundur” në vijëmësinë e ligës.

real betis atletiko madrid la liga

Lini një Përgjigje