TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Janar 2026, 07:59

Ups! Alketa Vejsiu thumboi Arbana Osmanin në Big Brother Vip?

Shkruar nga Pamfleti
Ups! Alketa Vejsiu thumboi Arbana Osmanin në Big Brother Vip?
Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu

Opinionisti Arbër Hajdari nuk ishte i pranishëm sot në studio, ndërsa vendin e tij e zëvendësoi moderatorja Alketa Vejsiu. E ftuar në studion e “Big Brother Albania VIP 5”, Alketa ndau momente nga fillimet e saj në televizion, duke kujtuar se dyert e Top Channel iu hapën që në moshën 14-vjeçare.

Me humor dhe nostalgji, ajo u shpreh se nëse do ta kishte vijuar rrugëtimin e saj në Top Channel, sot mund të ishte në rolin e Ledion Liços, duke prezantuar formatin e njohur të “Big Brother”. Deklarata e saj u prit si një kunjë ndaj Arbana Osmanit, prej vitesh moderatore e formatit.

“Bukur shumë. Për mua është kënaqësi e madhe të kem një partner kaq elegant. Unë jam e kënaqur për ty që kur more Big-un ia more zemrat shqiptarëve. Thash që ti po krijon një kulturë të re komunikimi dhe e bën mirë. Jam shumë e lumtur që kthehem sot, nuk e harrojë Alketën 14-vjeçe, dhe ishte një burrë, i them sot faleminderit Tani. Ai e kishte shumë të rëndësishme projektin e Big Brother.

Unë nuk e pata mundësinë ta prezantoja, e sigurt që do e kisha prezantuar po të kisha qenë këtu. Duke mos harruar ata që na japin dorën të parët, mua këtu me vjen Alketa e vogël, për atë vajzën që vinte me biçikletë dhe ndiqte pasionin. Të gjithë këta banorë po vazhdojnë një rrugë të rëndësishëm, këtë vitrinë duhet ta përdorin mirë, kartën e talentit. Do doja shumë që të ndiqnim anën e tyre njerëzore. Unë jam Motra e Madhe sot, jam Big Sister”, tha Alketa. 

alketa vejsiu arbana osmani bbva

Lini një Përgjigje