Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 vijojnë të intensifikohen dita-ditës, teksa tensionet mes banorëve po arrijnë kulmin. Sfida e radhës e dhënë nga Vëllai i Madh ka sjellë përballje të forta, ku protagoniste këtë herë ishin Ina dhe Stelina, dy banore që prej ditësh kanë pasur marrëdhënie të tensionuara.
Gjatë lojës së shtypjes së pulsantit, ku qëllimi ishte përqendrimi dhe durimi, situata doli shpejt jashtë kontrollit. Rivaliteti mes dy vajzave u shoqërua me akuza të rënda personale, duke prekur tema të ndjeshme nga jeta e tyre jashtë shtëpisë.
Ina i përmendi Stelinës një histori personale të cilën kjo e fundit e kishte rrëfyer më herët në emisionin Për’puthen, duke iu referuar marrëdhënies së saj me të atin. Kjo deklaratë solli menjëherë reagimin e ashpër të Stelinës, e cila u shpreh se publiku njeh vetëm një pjesë të së vërtetës dhe se arsyet e vërteta i di vetëm ajo.
“Vetëm kaq di publiku. Cila është arsyeja pse unë nuk flas me babin tim, atë e di unë”, u shpreh Stelina, duke i bërë të qartë Inës se kishte kaluar kufijtë.
Nga ana tjetër, Ina vijoi me akuza të tjera, duke vënë në dyshim ndjenjat dhe sinqeritetin e Stelinës, si dhe duke përmendur raportin e saj me Kejsin. Debati degradoi më tej, kur Stelina i ktheu përgjigje duke e akuzuar Inën se është “femër e përkëdhelur” dhe se ndërhyn vazhdimisht në marrëdhëniet e të tjerëve brenda shtëpisë.
Pjesë e përplasjes u bënë edhe referenca për sjellje jashtë shtëpisë, puthje publike dhe raportin e banoreve me kamerat, duke e zhvendosur debatin nga loja në sulme personale. Të dyja përdorën një gjuhë të ashpër, ndërsa tensioni u ndje edhe tek banorët e tjerë, të cilët zgjodhën të mos ndërhyjnë.
Në fund të debatit, Ina i kërkoi Stelinës të largohej, duke i thënë “Mirë, shko qa tani”, një fjali që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale nga ndjekësit e formatit.
Lini një Përgjigje