TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Janar 2026, 15:02

“Më kanë ndryshuar shijet”, Brikena mesazh Mateos: Nuk më pëlqejnë meshkujt e palestruar

Shkruar nga Pamfleti
“Më kanë ndryshuar shijet”, Brikena mesazh Mateos: Nuk
“Më kanë ndryshuar shijet”, Brikena mesazh Mateos: Nuk më pëlqejnë meshkujt e palestruar

Gjatë sfidës së buxhetit në shtëpinë e Big Brother VIP 5, një bisedë mes Brikenës dhe Mateos ka tërhequr vëmendjen.

Brikena duket se ka gjetur rastin të hedhë kunja për Mateon, duke thënë se me kalimin e kohës preferencat e saj kanë ndryshuar dhe se tashmë nuk e tërheqin më meshkujt që i kushtojnë shumë rëndësi palestrës dhe pamjes së jashtme. Sipas saj, sot ajo vlerëson më shumë natyralitetin dhe, mbi të gjitha, anën e brendshme të një personi.

“Për Zotin më kanë ndryshuar shijet. Tani më pëlqejnë çunat që nuk bëjnë shumë palestër. Nuk e shikoj më pjesën e jashtme, shikoj më shumë pjesën e brendshme”, u shpreh Brikena, duke e shoqëruar deklaratën me të qeshura.

Në këtë moment, Mateo ndërhyri me humor, duke bërë një koment që shkaktoi reagime të menjëhershme:
“As mua nuk më pëlqejnë femrat që kanë vithe”, tha ai duke qeshur.

Brikena reagoi menjëherë, duke sqaruar se po fliste vetëm për veten dhe për shijet e saj personale, pa pasur asnjë qëllim të komentonte apo të gjykonte preferencat e të tjerëve.
“Ti ke shijet e tua, unë të miat. Unë po flas për veten, jo për ty”, theksoi ajo.

Nga ana tjetër, Mateo u shfaq disi skeptik ndaj fjalëve të Brikenës, duke u mjaftuar me një reagim të shkurtër dhe ironik:
“Po o Brikena po.”

Ndërkohë, zhvillimet në Big Brother VIP 5 kanë marrë një kthesë emocionale pas Prime-it të së shtunës. Këngëtari Stine vendosi të largohej përfundimisht nga gara, duke surprizuar publikun dhe banorët. Që në fillim të spektaklit, ai deklaroi se nuk kishte më arsye për të vazhduar qëndrimin në shtëpi dhe se vendimi për largim ishte i prerë.

Largimi i Stines ka lënë pas pikëpyetje dhe mbi të gjitha, ishte ndër të paktët personazhe Vip.

brikena mateo kunja

1 Komente

  1. T
    Tony

    Te dy palet njelloj brumi jeni meshkujt me muskuj koqe gomeresh injorante e femrat buzembushura e e botoks qe te bytha te surrati jane me fyckat. Keshtu sajohuni bashke te na qelbni qyteterimin me kalamaj me koketrashe se ju. Faji eshte i atyre qe ju perdorin per qellime komerciale e ju fluturoni me pras ne bythe.

    Lini një Përgjigje