TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2026, 09:59

Me granata dhe tritol në makinë, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti
Me granata dhe tritol në makinë, arrestohet 52-vjeçari në
Pamje nga operacioni

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme lënde plasëse dhe municione luftarake.

Sipas të dhënave zyrtare, Petrit Çeça banues në Fushë-Krujë, u ndalua në rrugën “Kastriotët”. 52-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të çantës që mbante me vete, policia gjeti dhe sekuestroi dy granata dore luftarake, dy ndezës unifikues, rreth 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me dy fitila dhe dy kapsolla detonatore të gatshme për shpërthim, si dhe gjashtë kapsolla të tjera detonatore.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, i zhvilluar pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

"Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Petrit Çeça, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

tritol granata

Lini një Përgjigje