
Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur mëngjesin e së hënës provincën perëndimore iraniane të Kermanshahut, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Sipas raportit, lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 07:13 me kohën lokale. Epiqendra e tërmetit është identifikuar pranë qytetit Kuzaran, rreth 17 kilometra larg tij dhe afërsisht 65 kilometra nga kryeqyteti i provincës, Kermanshah.
Tërmeti ka pasur një thellësi fokale relativisht të vogël, vetëm 8 kilometra, çfarë zakonisht rrit ndjesinë e lëkundjeve në sipërfaqe.
Deri në këto momente, autoritetet iraniane nuk kanë raportuar dëme materiale apo viktima. Ekipet e emergjencës dhe vlerësimet në terren janë në vazhdim për të konfirmuar situatën e plotë. Kermanshahu është një zonë e njohur për aktivitet sizmik, pasi rajoni ndodhet pranë kufirit me Irakun, në një zonë tektonikisht aktive.
Lini një Përgjigje