TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2026, 08:50

Flakët në Gjirokastër, zjarri izolohet para se të prekë zonat e banuara

Shkruar nga Pamfleti
Flakët në Gjirokastër, zjarri izolohet para se të prekë
Zjarri në Gjirokastër

Zjarri që përfshiu Njësinë Administrative Odrie është vënë plotësisht nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe strukturave të angazhuara në terren.

Falë ndërhyrjes në kohë, u arrit të parandalohej përhapja e flakëve drejt fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, duke shmangur rrezikun për banorët dhe banesat.

Si pasojë e zjarrit, u përfshi nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe shkurre, ndërsa nuk raportohen dëme të tjera materiale apo persona të lënduar.

Ndërkohë, organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në shpërthimin e zjarrit.

 

 

zjarri në gjirokastër

Lini një Përgjigje